250 gjoba për tejkalim të shpejtësisë, në 24 orët e fundit

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njoftoi se gjatë ditës së djeshme në gjithë territorin e vendit janë shqiptuar 250 gjoba për tejkalim të shpejtësisë. Prej tyre 27 vozitës kanë qarkulluar me shpejtësi për 50 kilometra në orë më shumë se e lejuara, ndërsa 2 makina kanë lëvizur me shpejtësi për 70 kilometra më shumë se e lejuara.
Numri më i madh i gjobave të shqiptuara për tejkalim t shpejtësisë gjatë ditës së djeshme ka qenë në Shkup, gjithsejtë 47, Shtip-41, dhe në Kumanovë-38.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey