2500 ushtarë britanikë mbërrijnë në Maqedoninë e Veriut

2500 trupa britanikë mbërrijnë në Maqedoninë e Veriut, si pjesë e shtatë ushtrive aleate të NATO-s që nga nesër do të nisin të mbërrijnë për pjesëmarrjen në stërvitjen “Swift response 22”.

Sipas Ministrisë Britanike të Mbrojtjes, ata do të marrin pjesë me 16 ekipe luftarake ajrore dhe një ekip luftarak të Brigadës Ajrore. Ministri i Mbrojtjes Ben Vollas thotë se përveç Maqedonisë, Londra po dërgon trupa në stërvitjet ushtarake në Poloni, Letoni dhe Finlandë, që është dislokimi më i madh i ushtrisë britanike jashtë vendit që nga Lufta e Ftohtë. Udhëheqësit e ushtrisë thanë se shkalla e sistematizimit do ta pengonte “agresionin” në shkallë të paparë në Evropë, shkruan Alsat.

“Mbretëria e Bashkuar po jep kontribut të rëndësishëm në mbrojtjen e Evropës dhe në parandalimin e agresionit rus. Seria e ushtrimeve të Ushtrisë Britanike është thelbësore për të dyja. Ne vazhdojmë të vendosemi në të gjithë Evropën, nga Balltiku deri në Egje…”, tha Gjeneral – major Ralf Vudis

Nga Shtabi i Përgjithshëm i ARM-së informojnë se janë duke u zhvilluar aktivitetet përgatitore dhe shumica do të zhvillohen në Krivolak dhe Stenkovec afër Shkupit.

“Kjo është stërvitja më e madhe multinacionale në Republikën e Maqedonisë së Veriut deri më tani dhe e vetmja që nga pavarësia e vendit në të cilën do të realizohen ulje ajrore në këtë vëllim”, thonë nga Shtabi i Përgjithshëm i ARM-së

Theksi i stërvitjes do të konsistojë në aktivitetet në hapësirën ajrore me ulje me parashutë, por edhe me aktivitete në terren me pjesëmarrjen e më shumë se 4000 ushtarëve nga ushtritë e Maqedonisë, SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar, Francës, Italisë, Shqipërisë, Greqisë dhe Malit të Zi. /Alsat.mk

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey