26 shkelje të orës policore, 449 gjoba për mosmbajtje të maskës

Nga mesnata e deri në ora 04:00 të ditës së sotme Ministria për Punë të Brendshme ka konstatuar 26 shkelje të orës policore. Në ndërkohë po nga ky dikaster njoftojnë se janë shqiptuar edhe 449 gjoba për mosmbajtje të maskës mbrojtëse si preventivë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

MPB-ja në vazhdimësi bën thirrje për respektimin e masave dhe protokolleve të miratuara nga qeveria e që kanë për qëllim ballafaqimin me Kovid-19.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey