27 muaj pa marrë pagat, punëtorët e Poçemit në grevë urie

Sharing is caring!

Kush e helmoi nënën dhe fëmijët në Bulqizë? Nuk u gjet gaz, familjarët hapin… (FOTO)

Kush e helmoi nënën dhe fëmijët në Bulqizë? Nuk u gjet gaz, familjarët hapin… (FOTO)

Punëtorët e stacionit elektrik të pompimit të ujit në Poçem kanë nisur grevën e urisë, pasi prej muajsh të tërë nuk marrin pagat.

Mësohet se punëtorët nuk kanë marrë 27 paga, duke u skllavëruar nga kompania përgjegjëse. Ata kanë kërkuar herë pas herë të drejtat, por zëri i tyre ka rënë në vesh të shurdhër dhe greva e urisë është parë si e vetmja mundësi për gjetjen e një zgjidhje.

Ditën e sotme është rënduar edhe gjendja shëndetësore e njërit prej grevistëve dhe ai është dërguar me urgjencë në spital.

“Kërkesa jonë nuk është as rritje rroge, as kushte, por thjesht që kompania të na paguajë borxhin prej 27 pagash. Sindikatat e vjetra vetëm vjedhin, punëtorët shtypen, mediat heshtin, vendi varfërohet”, shprehen punëtorët.

Stacioni i Poçemit është shumë i rëndësishëm, sepse mban me ujë dhe energji elektrike 30 fshatra të Mallakastrës dhe qytetin e Ballshit.

Sharing is caring!

Loading...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey