3 fëmijë të lindur në të njëjtën ditë, Griezmann bëhet sërish baba dhe hyn në rekordin e Guiness

Antoine Griezmann njoftoi sot se është bërë baba për here të tretë dhe bashkëshortja e tij solli në jetë vajzën Alba ku gjithçka shkoi mirë. Deri këtu është diçka normale për një lojtar me emër por lajmi është sensacional dhe sërish tepër i veçantë.
Të tre fëmijët e Antoines dhe Erikas kanë një të përbashkët të veçantë. Të tretë kanë lindur në datën e njëjtë, më 8 prill duke hyrëpër rekord në Guiness.
Mia (8 prill 2016), Amaro (8 prill 2019) dhe Alba (8 prill 2021).
Dy fëmijët e parë, Mia dhe Amaro kishin lindur më 8 prill ndërsa edhe motra e tyre nuk donte të veçohej si duket dhe erdhi në jetë në të njëjtën ditë por të gjithë tashmë po bëjnë pyetjen, është një koincidencë e madhe që ndodh rrallë here apo një programacion deri nëdetaje nga sulmuesi francez dhe bashkëshortja Erika Choperena?! Vetëm francezi mund të na thotë të vërtetën.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey