3 habere nga Amerika

Nga Ylli MANJANI

1. Zoti Palmer tha dje se “… SHBA janë të zhgënjyer pse BE, pse nuk i çelën negociatat Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut”. (…)

2. Po dje, Zoti Palmer tha se “…BE duhet të heqë vizat Kosovës”. (….)

3. Gjithashtu dje u lëshua edhe raporti vjetor i DASH (vendit ku merr rrogën Palmeri), ku thuhej se “Shqipëria nuk ka as standardet minimale për të luftuar drogën e trafiqet” (….)

*****

Të tre mesazhet qëndrojnë. I kemi në të gjithë në kurriz dhe i mbajmë me kosto të jashtëzakonshme.

Por që të besoj se Palmeri na qenka “i zhgënjyer” e kam të pamundur.

Janë disa çështje që BE nuk i toleron aq kollaj. Le pastaj ti mbështesë siç ka bërë zoti Palmer. Fjala vjen zgjedhjet moniste, kriminalizimin me zor të opozitës apo shkatërrimin e pushtetit gjyqsor të cilat i ka mbështetur Palmeri, BE i ka të papranueshme. Them BE jo detyrimisht Giggi e ndonjë shok e shoqe tjetër…

Së dyti, BE jo vetëm nuk toleron por e ka në kurriz ekonominë e drogës dhe të trafiqeve me të cilën mbijeton Shqipëria. Ndërkohë që kjo ekonomi zhvillohet nën vëzhgimin e rrepte e të detajuar të shtetit të zotit Palmer. Por ky i fundit nuk ka asnjë fjalë për të thënë.

Së treti, zoti Palmer dhe ambasada këtu nuk janë korrekt as me raportin zyrtar të DASH, në ato që thonë. Tjetër thonë e tjetër gjë lënë me shkrim. DASH thotë ka drogë, zyrtarët e tij thonë ka reformë e progres….

Së fundi, zotit Palmer nuk i shkon hiç të shqetësohet për vizat e shqiptarëve të Kosovës në BE, për sa kohë që Ai dhe shteti i tij i vënë viza të gjithë shqiptarëve kudo që janë. As që u shkon mendja ti heqin vizat që kanë vetë në dorë, por u shqetësokan për viza që lëshon Europa!!!

Edhe aleatë edhe me viza nuk shkon!

******

Nejse në gjithë haberet e djeshme një gjë del qartë, se kjo Amerika nuk paska gjë në dorë për hallet që kemi. Thjesht na ofron një zhgënjim, të cilin e kemi vetë me bollëk.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey