3 shkupjanë arrestohen në Gostivar, shkak kokaina
Gostivar, 12 nëntor – Zyrtarë policorë të Stacionit Policor Gostivar kanë arrestuar më 12 nëntor 2025, rreth orës 01:00, tre persona nga Shkupi, pasi gjatë kontrollit tek ata janë gjetur dhe konfiskuar kokainë dhe një send i mprehtë – njofton Tetovasot. Të arrestuarit janë identifikuar si A.K. (39), XH.B. (33) dhe SH.H. (28), të gjithë […]
Gostivar, 12 nëntor – Zyrtarë policorë të Stacionit Policor Gostivar kanë arrestuar më 12 nëntor 2025, rreth orës 01:00, tre persona nga Shkupi, pasi gjatë kontrollit tek ata janë gjetur dhe konfiskuar kokainë dhe një send i mprehtë – njofton Tetovasot.
Të arrestuarit janë identifikuar si A.K. (39), XH.B. (33) dhe SH.H. (28), të gjithë nga Shkupi.
Sipas informacioneve të policisë, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tyre do të ngrihen parashtresa përkatëse në përputhje me ligjin.TS