3 viktima, 9 raste të reja me Covid-19 dhe 13 të shëruar

Nga Ministria e Shëndetësisë, informojnë se gjatë 24 orëve të fundit nga 3.239 testime të realizuara, 9 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin korona.

Instituti i Shëndetit Publik në 24 orët e fundit ka regjistruar 13 pacientë të shëruar, ndërkaq tre pacientë e kanë humbur betejën me korona virusin.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, që nga fillimi i epidemisë, nga Covid-19 janë sëmurë 155.663 qytetarë. Prej tyre, janë shëruar 149.946 persona, ndërkaq jetën e kanë humbur 5.484 pacientë. Raste aktive në vend janë 233./TV21

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey