4 skenarët e mundshëm nëse rrëzohet qeveria “Kurti”

Geci: Albin Kurti me duart e veta po ja jep pushtetin Hashim Thaçit

Skena politike e Kosovës
pritet të tronditet ditën e sotme, pas votimit të mocionit për rrëzimin e qeverisë.
Ndërkohë që Lidhja Demokratike e Kosovës çon në Kuvend mocionin për rrëzimin e koalicionit
qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje, shumë kanë filluar të pyesin se çfarë mund të
ndodhë nëse Kosova mbetet në qeveri në këto kohë krize?

Ish- kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani ka sqaruar sot se cilat janë hapat kushtetues që duhet të ndiqen nëse kalon mocioni i LDK-së kundër Qeverisë “Kurti”.

Hasani ka theksuar
se nëse rrëzohet Qeveria, presidenti Hashim Thaci do t’i kërkojë Lëvizjes
Vetëvendosje, si parti që ka dalë e para në zgjedhje, emrin e kandidatit për
kryeministër brenda 15 ditësh.

Nëse VV nuk e ka kandidatin tjetër, atëherë brenda 10 ditësh presidenti duhet ta gjejë një kandidat të dytë.

Sipas tij, kandidati i tretë mund të caktohet në bashkëpunim me partitë, dhe duhet të ketë dhe votat e mjaftueshme në Kuvend.

Nëse dështon edhe
gjetja e kandidatit tjetër, sipas Hasanit, Kosova vendi shkon në zgjedhje të
parakohshme parlamentare.

Sipas tij, për
shkuarjen në zgjedhje të përgjithshme duhet të ketë edhe vullnet të partive
politike.

Në një intervistë në RTV 21, ai ka theksuar se një opsion pozitiv për situatën emergjente ku ndodhet Kosova do të ishte edhe një qeveri teknike, deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

The post 4 skenarët e mundshëm nëse rrëzohet qeveria “Kurti” appeared first on ShqipMedia.

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey