400 mijë gjoba dhe 2700 shoferë të arrestuar për vitin 2019, por aksidentet nuk kanë fund

Mbi 2500 persona u arrestuan gjatë vitit 2019 si shkaktarë aksidentesh, si drejtues automjetesh në gjendje të dehur apo si shoferë pa patentë. Por megjithë faktin e dërgimit të tyre si të akuzuar në gjykatë, shtrëngimit të masave si dhe fushatave të shumta, aksidentet automobilistike vazhdojnë të vrasin njerëz më tepër se çdo lloj krimi tjetër në vend.

Eltjon Lazri po udhëtonte me mbishpejtësi dhe për këtë ai është i dyshuari kryesor i aksidentit rrugor ku humbën jetën dy kalimtarët Erion Balla 36 vjeç dhe Hydajete Salliu 72 vjeç. Për këtë dyshim shoferit të arrestuar Eltjon Lazri iu komunikua në spital masa e arrestit me burg.

Ndërsa për shoferin tjetër Edmond Murati u vendos arrest me afat 30 ditor derisa ekspertiza autoteknike të saktësojë gabimet e tij si drejtues mjeti në këtë aksident, në një kohë që kjo vendimmarrje kundërshtohet nga avokati i tij.

Avokati i tij thotë se ai është i pafajshëm, ska përse qëndron kot në burg derisa të dalë ekspertiza. Menjëherë pas aksidentit policia rrugore njoftoi shtimin e kontrolleve dhe ashpërsimin e masave sikurse aplikimi i radarëve edhe brenda Tiranës.

Top Channel mëson në rrugë jo zyrtare se gjatë vitit 2019 mes dhjetëra fushatave të tilla 400 mijë shoferë u gjobitën, kryesisht për parakalim të gabuar dhe përdorim të telefonit në timon.

Por pavarësisht përpjekjeve 221 qytetarë humbën jetën në aksidente edhe pse prej tre vitesh kodi përfshin penalitete të forta për shkelësit e rregullave, shifrat mbeten shqetësuese. Çfarë duhet ndryshuar?

Nga studimet e policisë rrugore si shkaktare te aksidenteve me pasojë jetën e qytetarëve janë drejtimi i mjetit në gjendje të dehur, mbishpejtësia, parakalimi i gabuar dhe standardi i rrugëve./Top Channel

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey