41 viktima nga Covid-19 në 24 orët e fundit në Maqedoni

Gjatë 24 orëve të fundit, 41 qytetarë të Maqedonisë së Veriut e kanë humbur betejën me Covid-19.

Siç njofton Ministria e Shëndetësisë, rastet e vdekjes janë nga komunat: Shkupi-16, nga 5 viktima në Veles dhe Prilep, nga 3 viktima në Kumanovë dhe Negotinë dhe një viktimë në Strugë, Berovë, Gjevgjeli, Vinicë, Shtip, Strumicë, Gostivar, Koçan dhe Dibër.

Gjatë këtyre orëve janë testuar gjithsej 1.405 persona, prej të cilëve 303 rezultuan pozitivë. Janë shëruar 1.169 pacientë.

Numri total i rasteve pozitive që nga fillimi i pandemisë është 127.240 nga 616.862 teste të realizuara. 3.716 persona e kanë humbur jetën, ndërkaq janë shëruar 105.524 pacientë. Numri i rasteve aktiv arrin në 18.000/TV21

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey