“47-vjeçari kishte lënë takim me…”/ Merret në pyetja bashkëshortja e biznesmenit të vrarë në Mirditë

Mirdita është tronditur sot nga vrasja e biznesmenit Kastriot Reçi, i cili u qëllua me snajper me një plumb të vetëm sapo kishte dalë nga lokali i tij.

“Balkanweb” raporton se bashkëshortja e 47-vjeçarit Reçi është marrë në pyetje nga policia për të mësuar nëse viktima kishte pasur ndonjë kërcënim apo konflikt që çoi në ekzekutimin e tij.

Po kështu janë marrë në pyetje edhe dëshmitarë të tjerë për të zbardhur rrethanat e ngjarjes apo lëvizjet e biznesmenit, aksioner i televizionit lokal “Media+”, të cilit ishte hequr licenca dy vite më parë.

Reçi ishte një emër i njohur në zonë për shkak të aktivitetit të tij si biznesmen. Po kështu burime nga grupi hetimor bënë me dije për “BalkanWeb” se para se të vritej ai kishte lënë takim me një zonjë për çështje pune. Nuk dihet kush ishte personi në fjalë por policia po heton të gjitha lëvizjet e tij për të arritur tek identifikimi i autorit të vrasjes.

Dyshohet se vrasja ka lidhje me një histori bandash dhe është bërë për hakmarrje. Dy vite e 8 muaj më parë, 47-vjeçarit i kishin vrarë të vëllain Gaspër Reçi në Itali.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey