5 kompanitë më të suksesshme shqiptare në Maqedoni

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore (OEMVP) ka përzgjedhur “Top 100” kompanitë më të suksesshme vendore, kryesisht anëtare të saj gjatë 2021.

Nga 20 mijë kompanitë e analizuara, top 5 kompanitë në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit 2021 janë: ”

1. Kipper Market”, 2. “ATS Group”, 3. “Pucko Petrol”, 4. “Dauti Komerc” dhe 5. “PoFix”…

Kompania me rritje më të madhe në vitin 2021, u shpall “Dekor Tekstil”. Kompania më e suksesshme e udhëhequr nga një grua u shpall “Dogan Air”. Këtë vit u nda edhe çmimi për kompaninë më të mirë me “Eko-investim” të cilin e mori ” International Fresh Food. Kompani për partneritet më të suksesshëm u shpall “Vardar Dolomit”.

Nga OEMVP njoftuan se “TOP 100” kompanitë këtë vit kanë pasur 920 milionë euro qarkullim, si dhe 72 milionë euro fitim dhe 74 milionë euro investime.

Zv.kryeministri i Qeverisë për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi theksoi se ndihma e qeverisë për bizneset ka treguar seriozitetin dhe partneritetin qeveri – biznese.

“Sot ndjehem aq i lumtur sikur kthehesh në shtëpi. Nuk duhet të harrojmë sfidat që i kemi pasur së bashku. Rritja e kompanive të OEMVP tregon fuqinë e tregut dhe kreativitetit të kompanive për të bërë mirë. Ndihma e qeverisë për bizneset me 6 pako të sjellura tregon seriozitetin e partneritetit qeveri dhe biznese. Duartrokas kompanitë për suksesin. Kjo ndikon në përmirësimin e produktivitetin e kompanive” tha Bytyqi.(INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey