5 milionë britanikë kanë marrë dozën e dytë të vaksinës

Më shumë se 5 milionë britanikë kanë marrë dozën e tyre të dytë të vaksinës kundër koronavirusit.

Gjatë 24 orëve të fundi, sipas mediave britanike, 256.870 qytetarëve u është bërë injeksioni i dytë, duke e çuar numrin total në. 5,205,505.

Nga ana tjetër, këtë të shtunë u dhanë edhe 124.415 doza të para për qytetarë të tjerë.

Kryeministri i Britanisë, Boris Johnson deklaroi se ky është një moment historik në programin e vasksinimit dhe i nxiti të gjithë të vaksinohen e të marrin dozën e dytë sapo ajo të ofrohet.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey