50 mijë euro pagë | Burbuqe Hana e Telekomit “shah n`veti” e bën këshilltare ligjore shoqen e saj të ngushtë
Kryeshefja Ekzekutive e Telekomit të Kosovës, Burbuqe Hana, në përpikmëri e ka çuar deri në fund “planin e saj”, që për këshilltare ligjore – pranë zyrës së saj – ta bëj Sanije Sahitin, miken e ngushtë të saj. Periskopi Para këtij vendimi, Burbuqe Hana paraprakisht kishte kërkuar ‘aminin’ nga Bordi i Drejtorëve të kësaj ndërmarrje
Kryeshefja Ekzekutive e Telekomit të Kosovës, Burbuqe Hana, në përpikmëri e ka çuar deri në fund “planin e saj”, që për këshilltare ligjore – pranë zyrës së saj – ta bëj Sanije Sahitin, miken e ngushtë të saj.
Periskopi
Para këtij vendimi, Burbuqe Hana paraprakisht kishte kërkuar ‘aminin’ nga Bordi i Drejtorëve të kësaj ndërmarrje publike për lejimin e një këshilltari ligjor pranë zyrës së saj.
Sanije Sahiti hiç më larg se dje ( 9 tetor 2024) ka nënshkruar kontratën e punës për pozitën e re për tri vitet e ardhshme.
Paga e saj është 1400 euro me kohëzgjatje për tre vjet, e sipas një llogarie të thjeshtë i bie që për 36 muaj ajo do të paguhet hiç më pak se 50 mijë e 400 euro.
Kjo është konfirmuar nga zyra për media e Telekomit të Kosovës.
“Zonja Sanije Sahiti është emëruar në pozitën Këshilltare Ligjore në Zyrën e Kryeshefit Ekzekutiv dhe ka nënshkruar kontratë pune me dt. 09.10.2024”, ka thënë zyra për media e kësaj ndërmarrje publike në një përgjigje për Periskopin.
Hana dyshohet se me dy këmbë ka shkelur ligjin e Punës dhe rregulloren e brendshme të Telekomit për punësimet
Kryeshefja e Telekomit dyshohet se ka shkelur procedurat ligjore për këtë emërim e ku këtu bëhet fjalë për ligjin e punës dhe rregulloren e brendshme të Telekomit për punësimet dhe emërimet, qoftë nga jashtë apo brenda kësaj ndërrmarrje publike.
Ligji i Punës nr 03 L 212 , neni 8, pikat 1 dhe 2 thonë kështu :