50 të vdekur për një javë nga COVID-19 në Kosovë

50 kosovarë vdiqën nga koronavirusi që nga e hëna, mbi 11 mijë raste mbesin aktive.

Numri i rasteve me koronavirus në Kosovë po vazhdon të jetë i lartë.

Vetëm në 24 orët e fundit, sic ka njoftuar IKSHPK janë regjistruar tetë viktima e 771 raste pozitive.

E numër i lartë i viktimave është regjistruar gjatë kësaj jave.

Vetëm nga e hëna, nga COVID-19 në Kosovë kanë vdekur 50 persona.

Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë shënuar gjithësej 1 mijë e 752 raste të vdekjeve nga COVID-19, teksa janë shëruar 67 mijë e 731 persona.

Numri i rasteve aktive aktualisht është 11 mijë e 909.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey