500 mijë vaksina kineze sot mbërrijnë në Shkup

Maqedonia e Veriut po furnizohet me sasi të reja të vaksinave. Kontigjenti i sotëm me 500 mijë vaksina kineze “Sinovak” është më i madhi nga fillimi i procesit të vaksinimit.

Ministria e shëndetësisë njoftoi se gjatë ditës pritet të mbërrijë ky kontigjent i vaksinave, dhe se pritet të vijoj procesi masiv i vaksinimit. Ministri Venko Filipçe theksoi se deri më 15 korrik do të vaksinohen të gjithë qytetarët që kanë aplikuar.

Pranim-dorëzimi i vaksinave do të bëhet në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, mes sekretarit shtetëror të Ministrisë së Shëndetësisë, Ivanka Stojanoski dhe ambasadorit të Kinës, Xhang Xuo. (INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey