500 milionë euro për Kodrën e Diellit, investitori gjerman do ta marr për 99 vjet

Një invesitor gjerman do të marrë me koncesion 99 vjeçar Kodrën e Diellit. Kjo u bë e ditur nga kryeministri Zoran Zaev, i cili tha se investimet do të kapin shifrën 500 milionë euro, por ai nuk bëri të ditur emrin e investitorit, përcjell INA.

Ky plan përfshin ndërtimin e centralit me erë prej 400 megavatëve. Por në kundër planit për investime 2021-2027 është paraparë edhe ringjallja e Kodrës së Diellit si qendër turistike. “Jemi në fazën finale për të arritur marrëveshje juridike finale në qendrën skijuese Kodra e Diellit në vlerë prej 50+50 milionë euro. Projekti është sipas Ligjit për koncesione me partneritet publik-privat apo investime strategjike, varësisht fazës përfundimtare të marrëveshjes. Thelbi është të jepen koncesione 99-vjeçare, njërit nga investuesit më të mëdhej të qendrave të skijimit në Evropë për të cilin emri ende mbetet i besueshëm. Rendi është që investitori vetë të publikojë atë kur të vendoset. I gëzohemi këtij investimi, sepse do të japë një dimension të ri të turizmit dimëror”, deklaroi kryeministri Zaev.

Sipas tij, Kuvendi duhet të miratojë Ligjin për investime strategjike, që i hap rrugë këtyre investimeve strategjike për zhvillimin e vendit. Kryeministri Zaev njoftoi se Maqedonia e Veriut ka fituar 900 milionë euro grante nga BE, në kuadër të 9 miliardë eurove që BE ka siguruar në kuadër të planit për ripërtërirje dhe dalje nga kriza e pandemisë.

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi theksoi se nuk përjashtohet mundësia për lidhje të kësaj qendre me qendrën turistike “Brezovica” në Kosovë. “Investitorët vijnë nga Evropa dhe kanë projekt i cili do të rishikohet dhe do të vendosim gjatë këtij viti. Mbetet mundësia për lidhje me Brezovicën, t’i lidhim ty ski qendrat. Ne tashmë kemi dërguar letër deri tek Qeveria e Kosovës. Nëse ana kosovare paraqet interes, gjithsesi se këtë ofertë së bashku do ta prezantojmë para investitorëve potencial.”, theksoi ministri Bekteshi.(INA)

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey