7 vjet pa Xhemail Rexhepin-komandant Shqiponjën

Familjarë dhe bashkëluftëtarë sot përkujtojnë 7 vjetorin të vrasjes së Xhemail Rexhepit – Komandant Shqiponjës.

Me rastin e kësaj date përkujtimore sot do të bëhen homazhe pranë varrit të tij, përcjell INA.

“7 vite pa Ty Komandant, sot kur eshtrat t’jane bo dhe, Ti vazhdon t’jetosh me nder, Zoti na bashkoftë në Xhenet!”, ka shkruar vëllai Qahil Rexhepi.

Shqiponja ishte njëri prej komandantëve më të njohur të UÇK-së në rajonin e Karadakut.

Vrasja e Xhemail Rexhepit ndodhi më 23 korrik 2015 pas përplasjeve brenda partiake në degën e BDI-së në Kumanovë.

Shtatë vite pas, vrasësi i tij ndodhet në liri. Për vrasjen e komandant Shqiponjës, në maj të vitit 2017 me 7 vite burg u dënua Bajram Limani, pasi gjykata vlerësoi se vrasja ka qenë vrasje çasti. (INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey