8 raste të reja me koronavirus, Ahmeti thotë se sot ishte ditë më e mirë për krejt Kosovën

Shpend Ahmeti ka thënë se sot ishte ditë më e mirë për krejt Kosovën.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se sot është një ditë më e mirë për Kosovën, pasi numri i rasteve të reja me Covid-19 ka rënë në 8 nga 24 sa ishte dje.

Ai ka thënë se kjo është shpresëdhënëse, derisa ka kërkuar nga qytetarët që të mbajnë maska.

I pari i Prishtinës ka kërkuar nga ata që kanë dalë negativë në testim që të qëndrojnë megjithatë në vetizolim.

Postimi i plotë i Shpend Ahmetit në Facebook:

Sot ditë më e mirë për krejt Kosovën, 8 raste të reja (dje 24), e Prishtina 0 (dje 4). Kjo na jep shpresë për të ardhmen e afërt. Maskat janë shumë me rëndësi.

Të testuarit, edhe pse negativ duhet të qëndrojnë në vetëizolim.

Ju falemnderit, #rriNshpi

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey