850 euro një ampulë, ilaçi që po sfidon familjet e të prekurve me COVID-19

Një lloj i barnave që përdoren në reumatologji ka filluar të përdoret edhe te pacientët me koronavirus. Mirëpo, çmimi i tij në Kosovë shkon deri në 850 euro.

Ticilizumab është një ilaç që po përdoret në trajtimin e rasteve të rënda me koronavirus.

Infektologia Albina Ponosheci-Biçaku tha se ky ilaç përdoret për trajtimin e sëmundjeve reumatike, por që në vende të ndryshme të botës po përdoret edhe për trajtimin e rasteve me COVID-19.

“Ticilizumabi jepet te pacientët e hospitalizuar me gjendje mesatarisht të rëndë ose të rëndë të cilët kanë nevojë për oksigjen dhe kanë ndryshime në radiografi të mushkërive ose imazheri të mushkërive”.

RTV Dukagjini mëson se ky ilaç në tregun e Kosovës kushton 850 euro pasi që klinikat dhe spitalet nuk kanë qenë të furnizuara me të.

Mirëpo barnatorja qendrore tha për RTV Dukagjinin se kanë ardhur furnizime të reja me këtë produkt.

“Klinikat e COVID-19 janë furnizuar me këtë produkt gjatë ditës së sotme (hënë). Produkti është i dedikuar vetëm për pacientët e hospitalizuar”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey