A do shkarkohet Ilir Meta në vitin 2020, astrologia Meri Shehu bën këtë parashikim

Shqipëria gjatë 2019 u karakterizua nga turbulenca të forta politike po ashtu u përball edhe me një tërmet me pasoja shkatërrimtare. Astrologia Meri Shehu e intervistuar nga gazetari Top Channel Muhamed Veliu, bën këtë parashikim.

Për herë të parë në historinë e Shqipërisë, Parlamenti mori nën hetim me qëllim shkarkimin e presidentit të republikës me pretendimin e shkeljes së kushtetutës. Pyetjes nëse zoti Meta do ta vijoj detyrën si president apo do të shkarkohet në 2020 astrologia Meri Shehi i jep këtë përgjigje për Top Channel.

”Dua të them për parantezë se Ilir Meta kishte vendosur me 8 dhjetor të bënte një referendum popullor. Nuk po flitet më për referendum popullor se u fut gjendja e jashtëzakonshme.

Një natë përpara se të ndodhte tërmeti i kam shkruajtur Tedi Blushit dhe i kam thënë që keni këtë referendum se Ilir Meta do të bashkohet me Edi Ramën.

Të nesërmen ra një tërmet i madh jo se unë e parashikova tërmetin por kisha kuptuar forcat se këta të dy gjithsesi do të ndodhte diçka që të bëheshin bashkë. Nuk i besoj ndasive të mëdha në politikën shqiptare.

Nuk ndodhin nuk besoj të ndodhin shkarkime. Këta kanë interesa të ndërsjella dhe them se këta bashkë do të jenë në 2020. Kjo bëhet në të mirë të Shqipërisë gjithsesi” – tha astrologia Meri Shehu./Top Channel

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey