A do të bashkohet me PDK-në për zgjedhjet nacionale? – Përgjigjet Fatmir Limaj
Në “Adresa”, moderatori i emisionit Arben Ahmeti telefonoi live kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limajn duke i kërkuar përgjigjje për pyetjet dhe paqartësitë e panelistëve për bashkimin e tij me Partinë Demokratike të Kosovës. Limaj tha se po shihen zhvillimet që po ndodhin dhe se nuk ka ndonjë temë rreth kësaj për t’u diskutuar rreth


Në “Adresa”, moderatori i emisionit Arben Ahmeti telefonoi live kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limajn duke i kërkuar përgjigjje për pyetjet dhe paqartësitë e panelistëve për bashkimin e tij me Partinë Demokratike të Kosovës.
Limaj tha se po shihen zhvillimet që po ndodhin dhe se nuk ka ndonjë temë rreth kësaj për t’u diskutuar rreth kësaj.
“Ne i kemi përcjellë zhvillimet dje dhe sot, janë zhvillime brenda atij subjekti politik e brenda përbrenda tyre, e mua nuk më takon me komentuar e as me dhënë një opinion të veçantë sepse janë zhvillime tërësisht sovrane brenda një subjekti politik,” shtoi tutje Limaj.
“Qëndrimi jonë është i qartë, mendoj që një subjekt politik që shpreson të ketë një qeverisje ndryshe dhe alternative, ose një kandidat, do të duhej që jo vetëm dëshirën për të ndryshuar qeverisjen, por duhet dhënë veprime konkrete serioze, për tu pa si alternativë serioze dhe kandidaturë serioze përballë partisë së parë, për të pasur një garë të fortë, një mundësi për qytetarët e Kosovës, përmes atyre dy alternativave të forta me zgjedh. Unë besoj që në këtë rast, subjektet e mëdha e kanë infrastrukturën, mundësinë për të ndërtuar, jo bashkë të jemi të qartë, por njëra nga to të ndërtojnë një kësi lloj alternative serioze për të garuar dhe me fillu e me garu me tentu me qenë e para,” shtoi tutje Limaj./Gazeta10
Deklarata e plotë e Limajt:
