A do të jetë Edi Rama ndërmjetësi i dialogut Kosovë – Serbi?

Rama flet pas takimit me Macron.

Kryeministri Edi Rama ka zbardhur takimin e tij me Presidentin e Francës, në Paris. Marrëdhëniet mes vendeve, por edhe investimet e Francës në Ballkan kanë dominuar bisedën mes tyre.

Nuk mund të mungonin dhe diskutimet për situatën në Rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Jemi ndaluar në ecurine e marrëdhënieve ndërmjet vendeve të rajonit për procesin e dialogut midis Serbisë dhe Kosovës, për procesin e implementimit të katër lirive të BE-së në kuadrin e Shengenit Rajonal dhe për tema të tjera, që kanë zenë dhe ato pjesën e tyre të bisedës së gjatë”, tha Rama.

Dihet që Franca është një prej vendeve dyshuese nëse Shqipëria është gati për hapin tjetër të bisedimeve me Bashkimin Europian, raporton NOA.

Por, në këtë pike, kreu i Qeverisë shqiptare nuk thotë të ketë marrë garanci për diçka ndryshe.

“Është një proces që vazhdon. Unë e kam thënë dhe e përsëris që s’ka asnjë sekret. Është sekreti më i madh publik, nëse mund ta themi, që ne i kemi bërë detyrat tona dhe gjithçka do varet nga situata brenda për brenda Këshillit Europian dhe nga dinamikat brendapërbrenda vendeve të BE-së. Kështu që kjo është një gjë e ditur dhe s’ka nevojë për t’u zgjatur në këtë”, shtoi Rama.

A do jetë Edi Rama ndërmjetësi i dialogut delikat me Kosovës dhe Serbisë?

“Nuk jam njeriu i duhur për të ndërmjetësuar midis Kosovës dhe Serbisë, sepse unë jam palë dhe si palë, unë mbroj detyrimisht interesat e Shqipërisë dhe të Kosovës bashkë. Ky është një proces ku u takon udhëheqësve në Kosovë të çojnë përpara dialogun, ashtu siç ato e mendojnë të arsyeshme.

Natyrisht, me gjithë mbështetjen time dhe të qeverisë, sot dhe nesër, në Tiranë, natyrisht në momente të caktuara mund të kemi qasje të ndryshme për si të arrijme tek qëllimi, por qëllimi është absolutisht i njëjtë dhe unë jam pale”, tha Rama.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey