A do të kandidojë Teuta Arifi edhe për një mandat të tretë?

Kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi nuk e ka bërë të qartë se a do të rikandidoj për një mandat të tretë për komunën e Tetovës në zgjedhjet lokale që do të mbahen në vjeshtë.

Ajo nuk intervistën në Click Plus në TV21, megjithatë nuk ka mohuar apo konfirmuar se do të tërhiqet nga gara për Tetovën, duke iu rikthyer jetës së saj si lektore universiteti.

E pyetur nëse do të kandidoj edhe për një mandat të tretë, në zgjedhjet lokale që do të mbahen në vjeshtë, Teuta Arifi theksoi se për këtë gjë do të vendosin strukturat e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI.

“Partia (BDI) ka politikat e veta të matjeve analizave që duhet t’i bëjë. Ajo vendos për sa i përket kandidatit. Partia i bën matjet e veta. Ne gjithmonë kur dalim në zgjedhje kryesisht me këto matje dalim. Nëse partia vlerëson se kandidati më i mirë për Tetovën jam unë, atëherë do të jem unë, nëse vlerësimi do të jetë ndryshe atëherë do të jetë ndryshe”, theksoi Teuta Arifi.(INA)

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey