A do të ketë çarje mes L. BESA dhe LSDM-së?

Nga Selim Ibraimi

BDI-ja e Ali Ahmetit humbi zgjedhjet lokale në qytetet e mëdha dhe fitoi në zonat rurale. BDI-ja e Ahmetit kandidoi në zgjedhje me “HIP-HOP” dhe propagandë të neveritshme që solli debakl në qytetet ku jetojnë shumica e shqiptarëve në Maqedoninë Veriore. Partia Besa e Bilal Kasamit, besnike e LSDM-së dhe kryeministrit Zoran Zaev, në dorëheqje, ka fituar Tetovën dhe ka një rol të dyfishtë në manovrat politike me shpalljen ose jo të zgjedhjeve të parakohshme në vitin 2022.

Sigurisht, marrëdhëniet politike mes Besës dhe BDI-së janë në një proces konfuz. për shkak të humbjes së kandidates së BDI-së znj. Teuta Arifi (ish-kryetare e komunës) nga z. Kasami. Tani është shumë e rëndësishme të shikojmë marrëdhëniet mes partisë Besa dhe LSDM-së, nëse do të ketë përçarje.

Aktualisht, e vetmja hallkë që e mban këtë marrëdhënie të Besës me LSDM-në është ministri i Bujqësisë Arianit Hoxha dhe deputeti Kastriot Rexhepi të cilët janë kundër dorëheqjes së kryeministrit Zaev, mbajtjes së lidhjeve të forta me LSDM-në dhe sigurisht vazhdimit të politikave të njëjta. Versioni më i dëshirueshëm për Kasamin është që ai ngadalë të fillojë largimin hap pas hapi nga LSDM dhe pas fitores madhështore në Pollog të konsolidojë partinë dhe në zgjedhjet e ardhshme të garojë me profil të pastër nacional dhe jo me lista të përbashkëta.

Gjithsesi, Maqedonia Veriore po shkon drejt destabilitetit ekonomik dhe politik, por aktorët politikë duhet të vendosin se çfarë do të ndodhë pas humbjes së madhe të LSDM-së në zgjedhjet lokale dhe në qytetin e Shkupit. (3.11.21)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey