A do të kumtohet shkarkimi i Albena Reshitajt, AAK thërret konferencë për media

Konferenca e AAK-së.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thirrur për nesër një konferencë për media.

Me anë të një komunikate për media, AAK ka thënë se në këtë konferencë do të flasë kryetari i partisë, Ramush Haradinaj, si dhe shefi i Grupit Parlamentar, Besnik Tahiri.

“Të mërkurën me 7 prill 2021, në ora 13:00, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, z. Ramush Haradinaj dhe Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së në Kuvendin e Republikës së Kosovës z. Besnik Tahiri, mbajnë konferencë për media”, thuhet në komunikatë.

E ndonëse nuk është treguar se cila është arsyeja e konferencës, Haradinaj pritet që ta sqarojë çështjen e nënkryetares së partisë së tij, Albena Reshitaj, e cila pavarësisht vendimit të subjektit që ajo i takon, shkoi në seancën e votimit të Vjosa Osmanit për presidente.

Mbetet të shihet nëse gjatë kësaj konference, Haradinaj do ta kumtojë shkarkimin e Albena Reshitajt.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey