A do të largohet Mustafi nga Arsenal? Kjo është përgjigja e Artetas

Trajneri i Arsenalit ka folur për të ardhmën e Shkodran Mustafit.

Mikel Arteta nuk e ka përjashtuar mundësinë ta lërë Shkodran Mustafin të largohet këtë muaj përkundër problemeve të dëmtimit që kanë rrethuar mbrojtjen e Arsenalit në javët e fundit.

Qendërmbrojtësi gjerman nuk është paraqitur për Gunners që nga ndeshja e parë në shtëpi me Artetan në krye, kur ai u fajësua për humbjen 2:1 nga Chelsea.

Galatasaray janë lidhur me një veprim për 27-vjeçarin, me disa raporte që sugjerojnë se agjenti i Mustafit ka udhëtuar në Turqi për të finalizuar një transferim, transmeton lajmi.

“A mund ta lejojmë ne? Skenari ideal nuk është,” tha trajneri i Arsenal.

“Nëse kjo ndodh, do të na duhet të shpikim diçka”.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey