A do të mbijetojë Qeveria bullgare apo do të shkohet në zgjedhje të parakohshme?

A do të qëndrojë qeveria e kryeministrit Kiril Petkovit, do të formohet një shumicë krejtësisht e re apo Bullgaria do të shkojë në zgjedhje të reja të parakohshme?

Këto janë tre opsionet e mundshme dhe të cilat do të realizohen varet nga ajo që do të ndodhë në ditët në vijim.

Tani koalicioni qeverisës ka vetëm 109 deputetë në Kuvend dhe nevojiten mazhorancë 121. GERB-i i ish-kryeministrit Bojko Borisov ka 106 deputetë dhe në realitet ai e dinte që dy deputetët e partisë “Ka një popull të tillë” do të kenë rolin kyç në qeverisjen aktuale, përcjell INA.

Ajo që është e sigurt tani për tani është se Petkov nuk po mendon për koalicion me GERB-in. Shpresën e tij për mbijetesë e kanë tek deputetët e partisë “Ka një popull të tillë” të Slavi Trifonov, të cilët mund t’i bashkohen shumicës së re të mundshme.

“Shpresoj që të jenë 12 deputetë të pavarur dhe të përgjegjshëm nga “Ka një popull të tillë” që do të na qëndrojnë pranë dhe do të thonë se shteti është më i rëndësishëm, ne duam të përmbushim axhendën e korrupsionit zero dhe jemi pranë jush”, tha kryeministri Petkov.

Trifonov dje paralajmëroi braktisjen e Qeverisë për shkak të politikës ndaj Maqedonisë dhe ekonomisë. Ai vendosi të tërheq katër ministrat e tij në kuadër të Qeverisë aktuale. Një ministre e bëri këtë dje dhe sot Ministrja e Punëve të Jashtme, Gencovska ka dorëhequr.(INA)

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey