A do të plasë lufta SHBA-Iran? Ja ku dhe si mund të godasë republika islamike

A do të shpërthejë lufta mes SHBA-së dhe Irani pas vrasjes së gjeneralit Kasem Sulejmani? Përshkallëzimi i situatës të bën të mendosh për një konflikt të mundshëm. Por nëse një skenar i tillë do të ndodhte vërtet, ku do të godiste më së pari Irani? Një prej mundësive kryesore është që fushëbeteja e një përballjeje të madhe SHBA-Iran të jetë kryeqyteti i Irakut, Bagdadi. Liderët iranianë, sipas të përditshmes izraelite Haaretz, në këtë pikë, me gjasë do të heqin dorë nga kujdesi që kanë treguar deri tani.

“Për shkak të humbjeve që patën nga lufta me Irakun në kohën e Sadam Huseinit, krerët e regjimit të ajatollahëve e kanë shmangur përplasjen frontale me armiqtë, dhe kanë zhvilluar një mënyrë të sofistikuar të një arti asimetrik lufte”, shkruan gazeta, duke shtuar se kjo gjë mund të ndryshojë. Sipas Amos Harel, përgjigja e Iranit, ndaj vrasjes së njeriut të dytë më të fuqishëm në vend do të zgjasë e do të mbërrijë në disa fronte të ndryshme.

Të tjerë analistë, duke u mbështetur në episode të së shkuarës, mendojnë se “ajatollahët janë të shokuar në këtë moment|, dhe do të duhet kohë të mbledhin veten e të organizohen. Kështu kur u vra në 2008-tën në Damask, ai që ishte atëherë koka ushtarake e Hezbollahut, Imad Mugniyeh, organizata libaneze e mbështetur nga iranianët, akuzoi Izraelin dhe u betua për shpagim.

Hakmarrja nuk erdhi shpejt, por plot katër vjet më vonë në formën e sulmit të 2012-tës ndaj një autobusi më turistë izraelitë në Bullgari. Ndërkohë në ngushticën e Hormuzit, ku Irani I ka goditur dhe në të kaluarën interesat amerikane, është një situatë alarmi. Në shënjestër mund të përfundojnë edhe diplomat e ushtarë amerikanë, teksa nuk përjashtohet mundësia që Irani të vërë në lëvizje dhe besnikët e tij në Liban ose të godasë në zonat pranë lartësive Golan, në të njëjtën mënyrë siç vepruan grupet rebele Huthi në Jemen.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey