A do të zëvendësohen ditët e humbura për shkak të grevës në arsim? Përgjigjet ministri Shaqiri

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri tha se fillimisht do të marrin informacione se cilat shkolla dhe cilët mësimdhënës janë të kyçur në grevë, pas çka do të kërkohet mënyrë për të kompensuar ditët e humbura të mësimit, përcjell TV21.

“Po patjetër që po, tash ato të cilët…duhet të shohim mënyrën se si sepse këtu në këtë shkollë janë të përfshirë vetëm 15 mësimdhënës, ndërsa të tjerët janë të kyçur. Do jemi në komunikim. Njëherë duhet ta zgjedhim këtë që të përfundojmë grevën pastaj drejtorët e shkollave të dinë cilët mësimdhënës nxënësit kanë humbur, të dinë orët të cilat janë humbur dhe të menaxhojnë mësimin”, deklaroi Shaqiri gjatë vizitës në shkollën e mesme “Vllado Tasevski” në Shkup.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey