A do t’i heqim maskat në Maqedoninë e Veriut, flet ministri i shëndetësisë?

Derisa në disa shtete ka nisur të praktikohet heqja e maskave, përfshirë edhe ambientet e mbyllura, një gjë e tillë nuk po ndodhë në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Një vendim pro lehtësimin nuk e ka ndërmend ta sjellë as Maqedonia e Veriut. Gjatë javës së ardhshme Komisioni i Sëmundjeve Ngjitëse do të diskutojë nëse qytetarët e vaksinuar me dy doza të vaksinave anti COVID do të lirohen nga mbajtja e detyrueshme e maskës nga ambiente të mbyllura dhe të hapura. nga mbajtja e maskës. Megjithatë ministri i shëndetësisë Venko Filipçe vlerëson se ende është herët për heqjen e maskave për të vaksinuarit.

Duke folur për lehtësimin e masave, ministri Filipçe vlerëson se ende është herët heqja e maskës si masë restriktive. “Mendoj se edhe më tutje duhet t’i mbajmë maskat. Vlerësoj se ende është herët t’a heqim maskën si mase mbrojtëse”, deklaroi ministri Filipçe.

Shqipëria pritet që gjatë ditëve në vijim të vendos për heqjen ose jo të maskave, pasi që kemi një imunizim masiv të qytetarëve të atjeshëm. Amerikanët që kanë marrë të dyja dozat e vaksinës kundër COVID mund të lëvizin pa maskë jashtë por edhe në pjesën më të madhe të ambienteve të mbyllura. Dita ka nisur me zbatimin e këtij udhëzimi të ri dhe presidenti amerikan Joe Biden tha se kjo është një ditë e mrekullueshme.”Nëse jeni plotësisht të vaksinuar, nuk keni më nevojë të mbani maskë,” tha ai, dhe inkurajuar amerikanët që të bënin vaksinën. “Bëni vaksinën – ose mbani maskë derisa ta keni bërë.”(INA)

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey