“A e ka sharë me nënë apo…”, Arnautoviq flet për sjelljen që kishte ndaj Alioskit (VIDEO)

Gjatë ndeshjes së djeshme midis Maqedonisë së Veriut dhe Austrisë ndodhi një provokim i rëndë ndaj futbollistit shqiptar Ezgjan Alioski nga futbollisti i reprezentacionit austriak, Marko Arnautoviq.

Në video pamjet e publikuara nga shumë media, shihet se Arnautoviq pas golit të tretë të shënuar u është drejtuar me disa fjalë të rënda futbollistit shqiptar të Maqedonisë së Veriut, Alioski, dhe ku mediat serbe thanë se ai e kishte sharë atë me nanë e në baza kombëtare, e raciste, përcjell INA.

Për këtë ka folur Arnautoviq, duke thënë se nuk është ashtu.

“Vërtetë jam prekur nga ajo që është shkruar për mua. Unë nuk jam racist dhe asnjëherë nuk do të jem. Provokimet me kundërshtarët janë pjesë e lojës së futbollist. Pas lojës jemi takuar të dy, kemi biseduar dhe kemi qartësuar gjërat”, theksoi Arnautoviq.

Megjithatë, në videon e publikuar shihet qartë sjellja jonjerëzore e futbollistit që është nga babai serb dhe nëna austriake, i cili luan për përfaqësuesen e Austrisë, pasi që është lindur e rritur në këtë vend. Por lë për të dyshuar edhe mbiemri i tij Arnautoviq, që nënkupton një lidhshmëri me emrin Arnaut, ashtu siç na quajnë turqit. (INA)

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey