A e keni ditur që Golf 2 është prodhuar edhe në ish-Jugosllavi?

Wolkswagen prodhoi modelin e tyre Golf 2 në Jugosllavi, në fabrikën e quajtur Tvornica Automobila Sarajevo – TAS në Vogošća pranë Sarajevës.

Nga viti 1985, MK2 u prodhua me një kapacitet vjetor prej 25,000 njësish duke vazhduar kështu deri në shpërthimin e luftës në vitin 1992.

Ky model u prodhua vetëm për gjashtë republikat jugosllave, me një simbol të pasmë J, JX për modelet më pak të pajisura se sa modelet C dhe CL, ndërsa modelet më të pajisura vinin me simbolet C dhe CL dhe TAS në grilën e përparme dhe logon e qytetit të Sarajevës në vend të sinjaleve anësore.

Veturat e prodhuara nga TAS vinin me motor 1.3-litër me karburator, 1.6-litër me benzinë dhe 1.6-litër dizel.

The post A e keni ditur që Golf 2 është prodhuar edhe në ish-Jugosllavi? appeared first on ShqipMedia.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey