A e thumboi Hashim Thaçi, Albin Kurtin kur i tha Ramës të kujdeset për Kosovën

Në një ditë të veçantë i dërgoi urime

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama mbrëmë ka publikuar letrën që ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka shkruar atij nga qelia në Hagë. Letrat që janë shkëmbyer midis Ramës dhe Thaçit kanë nxitur reagime.

Në një ditë të veçantë i dërgoi urime.
Edi Rama me rastin e pavarësisë së Shqipërisë vitin e kaluar ndau kohën për t’ja uruar pavarësinë ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit i cili ndodhet në Hagë.

E duket se Rama po e kujton shpesh Thaçin dhe publikisht po e uron në raste të tilla.

Me rastin e ditëlindjes së Thaçit, Rama ia dërgoi një letër e cila e dëshmoi edhe një here miqësinë e tyre.

Mirëpo gjatë së martës duket se ish-presidenti Hashim Thaçi ia ktheu letrën Ramës me një urim tjetër për fitoren e Ramës në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri.

Por këto urime nuk po ju duken të gjithëve qëllimmira.

Analisti politik Bekim Kabashi po thotë se Edi Rama në mënyrë indirekte afërsinë e tij ndaj Thaçit po e përdor kundër kryeministrit Albin Kurti.

“Publikimi që Rama ia bëri letrës së tij duke ia uruar ditëlindjen Thaçit ishte gjatë fushatës elektorale. Aty kishte një mesazh indirect ndaj Kurtit, sepse Kurti ishte ai që e kishte provokuar situatën duke garuar me partinë e tij në zgjedhjet politike”, tha ai.

E Kabashi duket sikur ka nxjerrë një kuptim nga vetë fjalët që thuhen në letrën e Thaçit për Ramën.

“Brenda rreshtave i drejtohet Ramës të ketë kujdes për Kosovën ku jep mesazhin e mosbesimit ndaj Kurtit i cili është ai që duhet të ketë kujdes sepse është kryeministër i Kosovës, është ai që e kanë zgjedhur qytetarët dhe ia kanë besuar pushtetin edhe kujdesin për këtë vend”, shtoi ai.

Mirëpo sa i përket marrëdhënies së Thaçit dhe Ramës, ish-këshilltari i Thaçit, Ardian Arifaj thotë që të dy përherë kishin raporte të mira me njëri-tjetrin.

Madje Arifaj shton se Thaçi sa herë kishte mundësi takohej me Edi Ramën.

E sipas Arifajt të gjitha kuptimet tjera që mund të nxjerren nga miqësia e këtyre dy figurave janë spekulime.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey