A është e rrezikuar Kosova nga gripi kinez? Tregon IKSHP

Sharing is caring!

Kaq persona humbën jetën në aksidente në Kosovë vitin që lamë pas

Kina po përballet me një virus vdekjeprurës.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik nëpërmjet një komunikate është duke monitoruar nga afër epideminë e sëmundjes respiratore të shkaktuar nga një koronavirus i ri i identifikuar për herë të parë në Wuhan, Provinca Hubei, Kinë.

IKShPK, departamenti i Epidemiologjisë bënë mbikëqyrjen e rasteve gjatë tërë vitit, dhe përcjell situatën epidemiologjike.

Instituti Kombëtar ka rekomanduar te të gjithë Drejtorët Rajonal të Shëndetësisë Publike dhe punëtorët shëndetësor që të ngrisin nivelin e vigjilencës dhe raportimit të rasteve të dyshimta në të gjitha institucionet shëndetësore publike dhe private në Kosovë.

Për këtë virus IKSHP është njoftuar më 31 dhjetor 2019 nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Sipas IKSHP-së virusi nuk përputhej me ndonjë virus tjetër të njohur. “Kjo ngriti shqetësimin sepse kur një virus është i ri, ne nuk e dimë se si përhapet tek njerëzit”.

Çdo rast i dyshimtë i sëmundjes duhet të raportohet nga Kujdesi Parësor Shëndetësor dhe institucionet tjera shëndetësore publike dhe private, brenda 24 orëve (e dëshirueshme sa më parë që është e mundshme me mjetin e komunikimit më të shpejtë) në Qendrat Rajonale të Shëndetësisë Publike dhe IKShPK.

Të gjitha institucionet shëndetësore të vazhdojnë të zbatojnë gatishmërinë e tyre për emergjencat shëndetësore, në përputhje me Rregulloret Ndërkombëtare të Shëndetit (2005). Instituti Kombëtar do të informojë rregullisht Institucionet shëndetësore, Ministrinë e Shëndetësisë, Qendrën e Situatave dhe OBSh-në për ecurinë epidemiologjike të Novel Coronavirus (2019-nCoV) në Republikën e Kosovës.

“Në aeroportin ndërkombëtar ‘Adem Jashari’ është ekipi mjekësor, me të cilët jemi në kontakt të vazhdueshëm për mbikëqyrjen e situatës në rast të shfaqjes së personave të dyshimtë me sëmundje ngjitëse. Ekuipazhi i aeroplanit duhet të ndjekë procedurat operacionale të rekomanduara nga Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA) në lidhje me menaxhimin e personave të dyshimtë në sëmundje ngjitëse në bordin e aeroplanit. Deri më tani nuk është regjistruar asnjë rast i prekur nga ky virus në vendin tonë”, thuhet në komunikatë.

IKSHP jep edhe masat e parandalimit për këtë virus.

“Shmangia e kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të frymëmarrjes. Larja e shpeshtë e duarve, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose në vendqëndrimin e tyre. Shmangia e prekjes së fytyrës dhe mbulimi i gojës dhe hundës me faculetë, me mëngë ose parakrahë gjatë kollës dhe teshtitjes. Hedhni faculetat e përdorura në shportën më të afërt të mbeturinave. Nëse keni ethe, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore dhe tregoni historinë eventuale të udhëtimit jashtë vendit. Personat e sëmurë duhet të qëndrojnë në shtëpi në mënyrë që të parandalohet përhapja e sëmundjes. Të evitohen vendet e mbyllura dhe të mbingarkuara me njerëz. Personat të cilët kanë qenë në provincën Ëuhan, Kinë brenda 2 javëve të fundit dhe kanë ethe, kollë ose vështirësi në frymëmarrje, duhet menjëherë të kërkojnë ndihmë mjekësore”, thuhet në njoftim.

Sharing is caring!

Loading...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey