A është stabile Qeveria në Maqedoni, çka thonë partitë e koalicionit?!

Partitë në pushtet në Maqedoninë e Veriut pretendojnë se mazhoranca parlamentare është e qëndrueshme, dhe qeveria është plotësisht e fokusuar në menaxhimin e krizës, si dhe në shqyrtimin e procesit të BE-së.

Këto debate janë nxitur pasi që BDI së fundi po përballet me një përçarje të brendshme, ku një grup, kryesisht i përbërë nga themelues të saj kanë shprehur pakënaqësi ndaj ministrave, ku në fokus është zv/kryeministri Artan Grubi, përcjell INA.

Zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska deklaroi se shumica parlamentare është stabile, ndërsa Qeveria është tërësisht e fokusuar në menaxhimin e krizës.

“Ato janë punë të brendshme partiake, deklaroi dje kryetari i partisë, unë nuk do ta komentoja. Shumica parlamentare është stabile, ndërsa Qeveria është tërësisht e fokusuar në menaxhimin e krizës ekonomike dhe energjetike, si dhe në procesin e skriningut i cili tani më është duke vijuar”, thotë Kuzeska, duke e përsëritur qëndrimin e partisë pas informacioneve për ngjarjet në partnerin e..

Partitë në pushtet në Maqedoninë e Veriut pretendojnë se mazhoranca parlamentare është e qëndrueshme, dhe qeveria është plotësisht e fokusuar në menaxhimin e krizës, si dhe në shqyrtimin e procesit të BE-së.

Këto debate janë nxitur pasi që BDI së fundi po përballet me një përçarje të brendshme, ku një grup, kryesisht i përbërë nga themelues të saj kanë shprehur pakënaqësi ndaj ministrave, ku në fokus është zv/kryeministri Artan Grubi, përcjell INA.

Zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska deklaroi se shumica parlamentare është stabile, ndërsa Qeveria është tërësisht e fokusuar në menaxhimin e krizës.

“Ato janë punë të brendshme partiake, deklaroi dje kryetari i partisë, unë nuk do ta komentoja. Shumica parlamentare është stabile, ndërsa Qeveria është tërësisht e fokusuar në menaxhimin e krizës ekonomike dhe energjetike, si dhe në procesin e skriningut i cili tani më është duke vijuar”, thotë Kuzeska, duke e përsëritur qëndrimin e partisë pas informacioneve për ngjarjet në partnerin e tyre të koalicionit BDI.

Ministri i Jashtëm dhe njëherit zëdhënës i BDI-së, Bujar Osmani po ashtu dje theksoi se Qeveria është stabile dhe se është i rremë informacioni për shkarkimin e tij. Osmani tha se ka një nivel të lartë të demokracisë në parti dhe secili mund të shprehë mendimin e tij, por fjalën e fundit e kanë liderët.

Se shumica e qeverisë është stabile, këtë e ka përsëritur edhe nënkryetari i LSDM-së, Pero Kostadinov. “Shumica e Qeverisë është stabile dhe koalicioni nuk ka probleme”, tha Kostadinov. Ai shtoi se tani për tani ka informacione se vetëm Goran Milevski nga Ministria e Vetëqeverisjes Lokale do të zëvendësohet nga ekipi qeveritar, i cili ka dhënë dorëheqje dhe nuk ka paralajmëruar ndryshime të mëtejshme.

Nga opozita kanë theksuar se qeverisja aktuale nuk është stabile. Kreu i VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski ka përsëritur se vendit i duhen zgjedhje urgjente të parakohshme parlamentare.

Edhe ushtruesi i detyrës si kryetar i ASH-së, Arben Taravari theksoi mbrëmë në Klan Debat se momentalisht kjo qeveri nuk është e sigurtë dhe është jostabile.

“Në momentin që po flasim kjo qeveri nuk e di se a mund të ketë 61 deputetë, nuk është stabile dhe nuk do zgjasë edhe shum, ne u munduam si çdo opozitë ta rëzoj qeverinë dhe kjo një ditë do të ndodhë sepse ndryshimi që e duan shqiptarët po vjen” – tha Taravari. (INA)

Loading...