A është zgjedhur shefe e Grupit Parlamentar të VV-së, tregon Mimoza Kusari-Lila

Mimoza Kusari-Lila tregon nëse është zgjedhur shefe e Grupit Parlamentar të LVV-së.

Kryetarja e Alternativës dhe deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se nuk është bërë shefe e Grupit Parlamentar të LVV-së.

Kusari-Lila ka thënë se kjo çështje zgjidhet në mbledhjen e deputetëve, ndërsa ka theksuar se e ka marrë fjalën në seancën konstituive të Kuvendit vetëm duke përfaqësuar protokollin e zakonshëm.

“Jo [s’jam zgjedhur shefe e GP]. Kjo çështje zgjidhet në mbledhjen e Grupit Parlamentar. Unë e kam marrë fjalën vetëm për ta përfaqësuar protokollin parlamentar”, tha ajo.

Kusari-Lila është një nga deputet më të votuara në zgjedhjet e fundit parlamentare. Ajo i ka marrë 53 mijë e 618 vota, duke u bërë njeriu i gjashtë më i votuar në listën e 58 deputetëve të LVV-së.

Gjatë legjislaturës së kaluar, Kusari-Lila kishte folur jo pak herë në Kuvend në emër të Grupit Parlamentar të LVV-së.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey