A janë vezët “Kinder Surprise” helmuese edhe në Maqedoninë e Veriut?

Si pikë e kontaktit të Sistemit të shpejtë për alarmim për ushqim të Bashkimit Evropian, Agjencia për Ushqim dhe Veterinari në Maqedoninë e veriut “deri tani nuk ka marrë njoftim se prodhim i pasigurt i çokollatës “Kinder Surprise” është duke qarkulluar në tregun e vendit”.

Kështu përgjigjen nga AUV në pyetjen e TV21 se a kanë filluar kontrolle për çokollatën “Kinder Surprise”, pasi disa shtetet ndaluan shitjen e saj pasi ishte konstatuar prani i salmonelës në këtë produkt.

“AUV si institucion përgjegjës për sigurinë e ushqimit e ndjek gjendjen me tërheqjen parandaluese të këtij produkti nga tregu në disa shtete të Evropës, për shkak të dyshimit të pranisë së salmonelës dhe nëse ka nevojë, do të reagojë me kohë dhe në mënyrë adekuate”, qëndron më tej në përgjigjen e AUV-it, transmeton TV21.

Kujtojnë qytetarët se për çdo dyshim në lidhje me cilësinë dhe sigurinë e ushqimit, mund të paraqiten personalisht në Sektorin për mbrojtjen e konsumatorëve në kuadër të AUV-it apo në linjën telefonike falas e destinuar për konsumatorët 0800 3 22 22 apo në adresën elektronike [email protected]

“Deri te sektori për mbrojtje të konsumatorëve në kuadër të Agjencisë për ushqim dhe veterinari nuk është parashtruar parashtresë nga qytetarët se në tregun e RMV-së shitet prodhim i pasigurt – vezë të çokollatës “Kinder Surprise””./TV21

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey