A ka përçarje në AAA, Zejdi: Nuk ka arsye të jetë pjesë e Qeverisë

Zëra për një përçarje të re në Alternativë, por partia e Afrim Gashit i cilëson lajme të rreme, raporton Alsat.

Sipas tyre, pas kongresit të fundit Alternativa është e konsoliduar dhe është duke punuar në drejtim të zbatimit të marrëveshjes politike.

“Temat e tilla janë triviale dhe të stisura. Alternativa nuk ka problem me deputetët e saj, ndërsa nëse dikujt i pengon ky unitet dhe dëshiron të ushqejë përçarje, ajo nuk është në sferën e veprimtarisë politike, thonë nga Alternativa“.

Deputet i pavarur Skdender Rexhepi, për të cilin pretendohet se mund të tërheq një deputet me vete nga Alternativa thotë se ai nuk vendos nëse dikush qëndron ose jo në Qeveri dhe shumicë.

“E para unë nuk jam ai i cili vendos se cili subjekt apo individ do të hy ose do të dalë nga Qeveria. Ajo është çështje jashtë kompetencave të mia. Detyra ime është që të bëj atë për të cilën jam zgjedhur dhe të mbroj interesat e qytetarëve në Kuvend. Secili duhet të jep llogari, por për fat të keq klanet e ndryshme po..

Zëra për një përçarje të re në Alternativë, por partia e Afrim Gashit i cilëson lajme të rreme, raporton Alsat.

Sipas tyre, pas kongresit të fundit Alternativa është e konsoliduar dhe është duke punuar në drejtim të zbatimit të marrëveshjes politike.

“Temat e tilla janë triviale dhe të stisura. Alternativa nuk ka problem me deputetët e saj, ndërsa nëse dikujt i pengon ky unitet dhe dëshiron të ushqejë përçarje, ajo nuk është në sferën e veprimtarisë politike, thonë nga Alternativa“.

Deputet i pavarur Skdender Rexhepi, për të cilin pretendohet se mund të tërheq një deputet me vete nga Alternativa thotë se ai nuk vendos nëse dikush qëndron ose jo në Qeveri dhe shumicë.

“E para unë nuk jam ai i cili vendos se cili subjekt apo individ do të hy ose do të dalë nga Qeveria. Ajo është çështje jashtë kompetencave të mia. Detyra ime është që të bëj atë për të cilën jam zgjedhur dhe të mbroj interesat e qytetarëve në Kuvend. Secili duhet të jep llogari, por për fat të keq klanet e ndryshme po i privatizojnë subjektet politike dhe kjo po penalizon votuesit”, deklaroi Skender Rexhepi, Deputet i pavarur.

Rexhepi vlerëson se Alternativa nuk ka më arsye të jetë pjesë e shumicës.

“Pas dështimit në Tetovë, pas mos zbatimit të pikave të programit Qeverisës dhe posaçërisht me vendimin e djeshëm të Gjykatës së Apelit për një rast të montuar, nëse kjo i reflekton Alternativës në raport me Qeverinë, kjo nuk është çështje e imja por mbetet ato të japin llogari për këtë”, deklaroi Skender Rexhepi, Deputet i pavarur.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa përmes listave të përbashkëta siguruan 12 mandate. Pas zgjedhjeve lokale Gashi shkëputi marrëveshjen me Ziadin Selën dhe u bë pjesë e shumicës edhe pse pak ditë para tentoi rrëzimin e Qeverisë përmes nismës për mocion votëbesimi. Pak javë para kongresit të fundit, Rexhepi u largua nga Alternativa duke vepruar si deputet i pavarur por në mbështetje të shumicës mbi bazën e marrëveshjes politike të arritur mes LSDM-së dhe Alternativës. /Alsat.mk

Loading...