A ka raste koronavirusi në Korenë e Veriut, vendi më i izoluar në botë?

SHBA ofron 15 milionë dollarë për arrestimin e presidentit të Venezuelës, ja për çfarë e akuzon

SHBA ofron 15 milionë dollarë për arrestimin e presidentit të Venezuelës, ja për çfarë e akuzonKoreja e Veriut ka kërkuar pa shumë bujë ndihmën e vendeve të tjera kundër koronavirusit, edhe pse publikisht e mohon ekzistencën e ndonjë rasti në tokën e vet. Zyrtarë të vendit të izoluar i janë drejtuar privatisht homologëve të disa shteteve duke i kërkuar mbështetje në luftën kundër shpërthimit të sëmundjes, thotë Financial Times.

Peniani i ka kërkuar gjithashtu spitaleve në Korenë e Jugut dhe disa agjencive ndërkombëtare të ndihmës maska dhe teste, raportoi Reuters duke iu referuar dy burimeve që ishin në dijeni të situatës në vend. Zyrtarisht, Koreja e veriut nuk ka infektime. Në fund të janarit, ajo mbylli kufirin me Kinën e thotë se ka testuar të paktën 590 qytetarë- që të gjithë të ardhur nga jashtë kufijve- dhe thuhet të kenë rezultuar negativ. Shtypi i huaj dhe ekspertët ndërkombëtarë e vënë megjithatë në dyshim një fakt të tillë.

Disa media koreano-jugore pretendojnë se dhe veriu ka regjistruar vdekje nga koronavirusi, por regjimi komunist i ka mbajtur të fshehura. Daily NK, një faqe informative e fokusuar në çështjet e Koresë Veriore, shkruan se në muajt janar dhe shkurt, nga Covid 19 kanë humbur jetën 180 ushtarë koreano-veiorë, dhe 3,700 të tjerë janë dërguar në karantinë.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey