“A ke gjetur të dashur?”/ Sindi u shuan kuriozitetin fansave

Sindi Loci është një nga vajzat që ka marrë vëmendjen e të gjithëve sapo u bë pjesë e reality show-t, “Për’puthen”. Por edhe tani që programi ka përfunduar, ajo vijon që të jetë në qendër të vëmendjes së fansave.

Ajo është një vajzat që ka bërë më shumë bashkëbisedime me ndjekësit e saj në “Instagram”. Sindi u jep mundësinë fansave që t’i bëjnë pyetjet që ata janë kuriozë, apo ndonjëherë edhe kritikat që ata dëshirojnë.

E kështu ka bërë edhe së fundmi, teksa vihet re se pyetja që i kanë bërë më së shumti ka të bëjë me ndonjë të dashur të mundshëm.

“Ke gjetur ndonjë djalë që të ka rrëmbyer zemrën jashtë ‘Për’puthen’” , i shkruan dikush, ku Sindi përgjigjet: “Hmmmm”.

Ndërsa një tjetër e pyet: “Kur do e shohim Sindin të lidhur? Ke përshëndetje nga Kosova”. E ish-konkurrentja habit me përgjigjen: “Mbase është, mbase më vonë, mbase asnjëherë. Ju dua”.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey