A kemi shpëtuar nga pandemia? Ja si përgjigjet epidemiologu Ilir Alimehmeti

Mjeku Ilir Alimehmeti, është shprehur se vendimi që mori sot Komuniteti i Ekspertëve për heqjen e masave kufizuese për përhapjen e Covid-19, duhet të ishte marrë më herët.

Ilir Alimehmeti: Ky vendim duhet të ishte marrë më herët. Në rajon kemi një situatë shumë të qetë, është e qëndrueshme, me raste shumë të ulëta.

Në një intervistë për Ora News, me gazetarin Everest Dedaj, i pyetur se a duhet të vazhdohet vaksinimi, mjeku tha se vaksinimi është i rekomanduar, ndërsa shtoi se situata në vendin tonë është e qetë.

Pyetje: A duhet të vazhdohet me vaksinimin?

Ilir Alimehmeti: Fushata e vaksinimit rekomandohet të bëhet kur situate e përhaspjes së Covid-19, të jetë e ulët, nuk duhet shumë vaksinim masiv dhe shumë virus në qarkullim sepse mund të krijojë problem. Nga krahu i tjetër ne nuk mund t’u kërkojmë njerëzve që të vaksinohen, ndërkohë që raste ka shumë pak.

I pyetur se a kemi shpëtuar nga pandemia, Alimehmeti tha:

Ilir Alimehmeti: Nga faza akute e kësaj problematike kemi dalë. Ne e dinim se dimri i këtij viti do të jetë më i lehtë se vitin e kaluar, dhe e dimë se edhe dimri që do vij do jetë më i lehtë se ky që kaloi. Nuk ka një kriter që përcakton pandeminë. Pandemi do të thotë një sëmundje që është në të gjithë botën.

Ndër të tjera ai tha se disa nga pasojat që ka lënë Covid-19 janë humbja e shijes dhe e nuhatjes.

Ilir Alimehmeti: Një element që vëmë tjetër është vënë re ka qenë humbja e shijes dhe nuhatjes. Shumë raste është kthyer dhe në disa raste jo. /OraNews

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey