A kontrollohet VMRO-DPMNE-ja nga Gruevski?

Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në një intervistë për Dwutche Welle ka komentuar akuzar e LSDM-së pas vizitës që ai realizoi me kryeministrin e Hungarisë Viktor Orban, përcjell TV21. Mickoski thotë se në takim me Orbanin nuk është biseduar për të arratisurin Nikolla Gruevski, i cili gëzon statusin e azilanitit në Hungari.

“Ato akuza janë qesharake dhe tregojnë vetëm pafuqinë e LSDM-së dhe instalacioneve të tyre që kanë për qëllim përhapjen e propagandës së tyre të rrejshme. Mund të parashikoheshin reagimet e LSDM-së, ato janë të njëjtat copy-paste nga hera e fundit që takova Orbanin. E kanë të qartë edhe ato instalime prapa të cilave qëndron interesi i LSDM-së, se po vjen VMRO-DPMNE dhe tani përmes këtij presioni apo të ngjashëm ato instalime duan të fitojnë qasje”, tha mes tjerash Mickoski për DW.

LAJME TJERA
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey