A mund ta shërojnë metodat natyrale kineze sëmundjen COVID-19

Studiuesit në shumë vende kanë kthyer fokusin nga ilaçet tanimë ekzistuese dhe natyrale, si mënyrë për të trajtuar ose eliminuar COVID-19.

Kjo gjë është vërejtur kryesisht në disa vende në Kinë, ku është duke u bërë përdorimi i shumë përbërësve natyrale, bimëve, çajrave dhe luleve si metoda për të trajtuar sëmundje të ndryshme.

Qeveria ne Pekin, kohët e fundit ka lëshuar një letër, sipas së cilës barërat natyrale të quajtura TCM, kanë ndihmuar në trajtimin e 92% të rasteve me COVID-19 në të gjithë vendin. Sipas tyre, gjashtë metoda tradicionale kineze shërbejnë si trajtime efektive kundër koronavirusit.

Lista përfshin edhe një bar të quajtur Jinhua Qinggan, i cili u krijua për trajtimin e gripit të derrave në vitin 2009. Ai përmban 12 përbërës duke përfshirë nenexhikun, dhe disa përbërës alkoolikë.

Një bar tjetër kinez i quajtur Lanhua Qingven, i cili përbëhet nga 13 barishte duke përfshirë edhe një lloj trëndafili të rritur vetëm në Kinë, është përdorur si mjet për trajtimin e koronavirusit.

Ndërsa vendi vazhdon të regjistrojë raste të reja të COVID-19, kërksa për këto trajtime natyrale është në rritje. Këshilli Shtetëror i Kinës, vlerësoi së industria lokale për prodhimin i këtyre trajtimeve mund të rrit të ardhurat deri në 420 miliardë dollarë deri në fund të vitit 2020.

Ndonëse ende nuk ka një trajtim të testuar dhe efekti në shërimin e kësaj sëmundjeje infektuese, kjo është arsyeja pse Kina shpreson të sjellë këto bare edhe në vendet e tjera, të cilat janë më së shumti të prekura nga pandemia.

“Ne jemi të gatshëm të ndajmë përvojën kineze dhe barërave natyrale për trajtim të COVID-19, t’i lejojmë më shumë vende të njohin mjekësinë tonë, dhe t’i përdorin ilaçet tona nayrale”, tha Yu Yanhong, nëkryetar i Administratës së Mjekësisë Tradicionale Kineze.

Sidoqoftë, ekspertët e shëndetit nga shtete të tjera, janë skeptikë dhe kanë ngirur shqetësime për sigurinë e ilaçeve tradicionale. Institutet Kombëtare të Shëndetit në ShBA, janë shprehur se efikasiteti i këtyre barnave në trajtimin e koronavirusit nuk është i sigurtë dhe nuk duhet përdorur.

“Sa i përket këtyre ilaçeve bimore, nuk ka prova të mjaftueshme, prandaj përdorimi i tyre është i rrezikshëm” , tha Edzard Ernst, studiues i ilaçeve në Britaninë e Madhe.

Duhen ende studime, për të aprovuar efikasitetin e këtyre barnave, përpara se ato të fillojnë të përdoren edhe nga shtetet e tjera.

SMART PUBLISHER

AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey