A mund të tejkalohen dallimet brenda BDI-së deri në zgjedhjet lokale? Përgjigjet Izet Mexhiti (Video)

LAJM: A keni marrë përgjigje për thirrjet që i keni për respektimin e meritokracisë brenda BDI-së?

Izet Mexhiti: Është proces demokracie, ku deri tani vërejtjet e mia kanë qenë publike. Uroj që sa më parë të kthjellet situata, të takohet baza, të rikthehet debati për të nxjerrë përfundimet më të mira.

LAJM: A mund të tejkalohen dallimet brenda BDI-së deri në zgjedhjet lokale?

Izet Mexhiti: Nuk është çështje as e emrave konkret, as e datave. Me rëndësi është që të konstituohen dhe funksionojnë organet, të kthehet debati dhe në kuadër të debatit, ballafaqimit të argumenteve të gjenden rrugëdalje, të gjenden kompromise që do të jenë në funksion të forcimit të BDI-së.

LAJM: A jeni dëgjuar me kreun e BDI-së për t’i diskutuar pakënaqësitë tuaja?

Izet Mexhiti: Ne në vazhdimësi kemi biseduar, kemi diskutuar me kryetarin tonë. Edhe sonte do të jetë prezent në këtë Akademi përkujtimore dhe mendoj se siç ka ditur në të kaluarën të dëgjoj të gjitha palët, të dëgjojë ballafaqimin e argumenteve, edhe tani do të nxjerr përfundimet më të mira./ Gazeta LAJM

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey