A po e përjetojmë rikthimin e kohës së Hitlerit dhe fundin e botës?- Ky ishte parashikimi i Halil Matoshit

Sharing is caring!

Halil Matoshi, këshilltari i kryeministrit në largim Ramush Haradinaj kishte parashikuar para dy vjetësh se bota do të merrte fund me ardhjen në pushtet të dy politikanëve ndërkombëtar.

Ardhja në pushtetet e Donald Trump dhe Boris Johnson sipas Matoshit do të rikthente botën në një tragjedi botërore si në kohën e Adolf Hitlerit në vitin 1989, shkruan Gazeta Insajderi.

“Ardhja e Trump dhe Johnson në pushtet do të ishte përsëritje e tragjedisë botore të vitit 1939 me Adolf Hitlerin dhe do të paraqiste fundin e botës”, kishte deklaruar Matoshi në një koment në llogarinë e tij në Facebook, në vitin 2016.

Tutje Matoshi i kishte quajtur racistë të gjithë ata që mendonin se Trump dhe Johnson do të arrinin pushtetin.

“Vetëm një racist i bindun mund të jetë kaq i bindun se ata dy fashistë do të vijnë në pushtet”, kishte thënë ndër tjera Matoshi.

Donald Trump, është zgjidhur president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), në janar të vitit 2017. Ai është presidenti i 45 i ShBA-së dhe njihet për politikat e tij ekstreme.

Ndëras Boris Johnson gjatë ditës së djeshme është zgjedhur kryetar i Partisë Konservatore dhe kryeministër i Britanisë së Madhe. /Insajderi.com

The post A po e përjetojmë rikthimin e kohës së Hitlerit dhe fundin e botës?- Ky ishte parashikimi i Halil Matoshit appeared first on Gazeta Online INSAJDERI.

Sharing is caring!

Loading...
shares