A po hiqen maskat dhe karantina? Flasin nga KSI

Komisioni i Sëmundjeve Ngjitëse nesër pritet të diskutojë heqjen e mundshme të maskave në ambiente të hapura si dhe heqjen e orës policore.
Zëvendës ministri i Shëndetësisë Ilir Hasani i cili është edhe anëtar i Komisionit për sëmundje ngjitëse tha se qëndrimi i tij është që këto dy masa të cilat për momentin janë në fuqi, të hiqen. Megjithatë fjalën e fundit e ka Komisioni, shtoi ai. Shqyrtimi i lehtësimit të masave vjen pas rënies së ndjeshme të rasteve të reja.
Qëndrimi im definitiv është që të hiqen maskat në ambient të hapur. Edhe për orën policore mendoj se është koha që të mendojmë në këtë drejtim.
Qëndrimi im do jetë definitiv për ndërprerjen e orës policore megjithatë KSI vendimin do ta merr në bazë të situatës së përgjithshme epidemiologjike, parametrave të tyre, në bazë të parashikimeve, dhe në bazë të informacioneve që i kemi për llojet e tjera të virusit të cilat po ashtu rrezik potencial”.
Zëvendës ministri shtoi se lejimi i mbledhjeve të ndryshme grupore do të jetë gradual dhe jo i menjëhershëm.
Masat do të jenë absolutisht të kontrolluara nga Komisioni për sëmundjet infektive. Tërheqja e masave do jetë e kontrolluar dhe e ngadalshme. Nuk do kemi kthim të përnjëhershëm në diskoteka dhe kthim të përnjëhershëm të dasmave si më parë që i kemi bërë. Por sigurisht që do kemi kthim të dalë ngadalshëm të seminareve të mëdha, të dasmave etj.”- deklaroi Ilir Hasani, Zëvendës ministër I Shëndetësisë.
Ndryshe, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 53 raste të reja me Kovid 19 nga 2691 testime, që është një rritje prej 2% krahasuar me ditët e kaluara. Gjithsej janë shëruar 111 pacientë ndërkaq 13 persona kanë humbur jetën.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey