A po i vjen fundi pandemisë? Tetë qytete në Maqedoni pa raste aktive

Nuk kishte asnjë të vd ekur me Covid gjatë 24 orëve të kaluara, për herë të parë pas 10 muajve, ndërsa janë regjistruar edhe vetëm tetë të sapoinfektuar nga 3.068 teste dhe nëntë të shëruar.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, tha se kjo është fitore e vogël, e cila ngjall shpresë, por, bën thirrje që të respektohen masat e mbrojtjes.

“Për herë të parë që nga 2 shtatori i vitit 2020, sot (dje) nuk regjistrojmë asnjë vd ekje nga Covid-19. Virusi është larg mposhtjes, por kjo fitore e vogël na jep shpresë se jemi shumë afër përfundimit të agonisë. Megjithatë, duhet të vazhdojmë t’i respektojmë masat dhe mënyra e vetme për të zvogëluar numrin e vi ktimave është të vaksinohemi masivisht”, deklaroi dje Filipçe.

Deri më tani në vend janë bërë gjithsej 834 099 teste për Kovid-19.

Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me kovid në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 155.536, numri i pacientëve të shëruar është 149.628, i të vd ekurve është 5.471 ndërsa numri i rasteve aktive është 437.

Në Shkup ka 189 raste aktive, Kumanovë – 52, Prilep – 33, Tetovë – 28, Kërçovë-26. Në tetë qytete, Kavadar, Resnjë, Berovë, Probishtip, Bogdanci, Demir Kapi, Pehçevë dhe Dojran, nuk ka asnjë të infektuar, në tre qytete, Vallandovë, Makedonski Brod dhe Krushevë, vetëm nga një rast aktiv.

Krahas uljes së personave të sapoinfektuar, gjithnjë e më i vogël është edhe numri i pacientëve me covid të cilët mjekohen në spitalet e shtetit. Në mjekim spitalor në gjithë shtetin janë 105 pacientë, prej të cilëve 37 janë në Shkup.

Në 24 orët e fundit nga koronavirusi, në Shkup është hospitalizuar vetëm një pacient në kovid qendrën në SPQ “8 Shtatori.

Në kryeqytet, 22 pacientë u shtruan në spital në Klinikën për sëmundje infektive, 14 janë mjekuar në SPQ “8 Shtatori” dhe dy në Institutin për TBC.

Në kovid qendrat në spitalet nëpër vend mjekohen gjithsej 68 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë ndaj KOVID-19, në spitalin e Manastirit janë hispitalizuar katër pacientë, në Shtip dhe Strugë nga pesë, Tetovë dhe Prilep nga tre pacientë, Veles dhe Ohër nga gjashtë, Kumanovë 18, Gostivari ka tetë, Strumicë nëntë, Kërçovë një dhe në Kavadar dhe Gjevgjeli nuk ka asnjë të hospitalizuar.

Sot do të mbërrijë sasi e re e vaksinave “Fajzer”, ndërsa deri në fund të kësaj jave, priten 500.000 vaksinat nga “Sinovak”. Sipas paralajmërimeve të ministrit Filipçe, me gjysmë milionë vaksina nga “Sinovak” do të rivaksinohen rreth 450.000 qytetarë, të regjistruar në ueb-platfomrën vakcinacija.mk. Në shtet janë dhënë rreth 450.000 doza, ndërsa janë rivaksinuar mbi 180.000 qytetarë.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, një dozë vaksine është marrë nga 48 për qind e qytetarëve mbi moshën 70 vjeç, 42 për qind e atyre mbi moshën 65 vjeç dhe 35 për qind e popullsisë mbi moshën 60 vjeçare.

Ministria e Shëndetësisë u bën apel qytetarëve në mënyrë masive të paraqiten në vaksinacija.mk, sepse kjo është mënyra më e lehtë dhe më e shpejtë për t’u vaksinuar.

Mundesia me shume...
Pamje me shume...
AlbaniaEnglishFrenchGermanItalyTurkey