A po rrezikohet Kosova nga Serbia?

Spartak Ngjela

I.
Asgjë nuk mund të ndodhë në Kosovë.
Asgjë fare. Se askush nuk ka fuqi që të mundë Amerikën.
Çdo cenim me forcë i Kosovës, është cenim me forcë kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ky është sekreti i kësaj kohe.
Dhe, një Rusi e dobët deri në ekstrem. Prandaj, a mund ta cenojë Serbia Kosovën? Jo, nuk ka mundësi. Shqipëria dhe Kosova janë pika të interesit të madh amerikan në konfliktin e saj me Rusinë.

II.
Te çdo aventurier në pushtet, politika shovene nuk është sprapsur nga aventura e tij, por shpesh ky ka ngrënë kokën.
Po Serbia, a ka gjasë të cenojë Kosovën e mbrojtur nga Amerika?
Nuk ka gjasë, sepse po ta bëjë do të bjerrë në kurth. Pse? Sepse forcat shqiptare dhe ato aleate të Shqipërisë, do të gjejnë rastin ta çojnë kufirin e Kosovës deri në Nish. Në Nassius-in e famshëm Ilir, ku shqiptarët kanë plot 150 vjet që po presin të shkojnë për ta çliruar nga pushtimi serb, dhe, mbase tani, me maskarallëkun politik e diplomatik të Berelli-it, shqiptarët do ta çojn..

Spartak Ngjela

I.
Asgjë nuk mund të ndodhë në Kosovë.
Asgjë fare. Se askush nuk ka fuqi që të mundë Amerikën.
Çdo cenim me forcë i Kosovës, është cenim me forcë kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ky është sekreti i kësaj kohe.
Dhe, një Rusi e dobët deri në ekstrem. Prandaj, a mund ta cenojë Serbia Kosovën? Jo, nuk ka mundësi. Shqipëria dhe Kosova janë pika të interesit të madh amerikan në konfliktin e saj me Rusinë.

II.
Te çdo aventurier në pushtet, politika shovene nuk është sprapsur nga aventura e tij, por shpesh ky ka ngrënë kokën.
Po Serbia, a ka gjasë të cenojë Kosovën e mbrojtur nga Amerika?
Nuk ka gjasë, sepse po ta bëjë do të bjerrë në kurth. Pse? Sepse forcat shqiptare dhe ato aleate të Shqipërisë, do të gjejnë rastin ta çojnë kufirin e Kosovës deri në Nish. Në Nassius-in e famshëm Ilir, ku shqiptarët kanë plot 150 vjet që po presin të shkojnë për ta çliruar nga pushtimi serb, dhe, mbase tani, me maskarallëkun politik e diplomatik të Berelli-it, shqiptarët do ta çojnë deri në fund amanetin e patrioteve të mëdhenj të Shqipërisë për marrjen e Nassius-it të tyre historikisht të famshëm, që nga Iliria e deri në Arbërinë e vitit 1800.

Loading...